Muaji mars e ka gjetur Bekim Balajn protagonist në futbollin austriak.
Sulmuesi shqiptar ka hyrë në fushën e lojës në minutën e 82-të të takimit, por sërish i ka mjaftuar për të dhënë kontributin e tij për skuadrën e Shturm Gracit. Vetëm 10 minuta pas aktivizimit, futbollisti shkodran dhuron asist për shokun e tij të ekipit, Jebo.
Ky i fundit nuk gabon dhe tund rrjetën në momentet kur pritej vërshëllima e trefishtë e arbitrit.
Një gol ky që pati një rëndësi të madhe për ndeshjen, pasi vulosi barazimin. Svarovski Tirol-Shturm Grac u mbyll në shifrat 1-1, me të dyja skuadrat që u larguan me nga një pikë nga stadiumi.