Duket se dita e sotme është e mirë për futbollistët shqiptarë, teksa pas Nedim Bajramit, një tjetër shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës.
Bëhet fjalë për djalin e ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare, Etien Tare.
Ky i fundit aktivizohet me skuadrën e të rinjve të Lacios, teksa ditën e sotme ka shënuar golin e parë me fanellën e Primaverave, ndaj moshatarëve të Interit.
17-vjeçari shënoi një gol disi me fat në minutën e 58’, teksa pasi topi kishte mbetur më zonë, Tare gjuan me të djathtën, për ta ndalur topin në fundin e rrjetës.