Ky sezon është padyshim krejtësisht ndryshe në krahasim me atë të kaluarin për Rei Manajn.
Nëse më parë do të kritikohej për mungesën e shënjestrës përparaporte, këtë sezon shifrat flasin të gjithë në favor të sulmuesit shqiptar.
Futbollisti i Kombëtares kuqezi vazhdon shkëlqimin me një tjetër gol në radhët e Barcelonës B.
Manaj shërbehet në zonë, ku rrotullohet bukur mes dy mbrojtësave kundërshtarë, duke tundur më pas rrjetën. Sulmuesi shqiptar ngushton kështu shifrat në 1-2, teksa ndeshja kundër Llagostera ka ende edhe 45 minuta të tjera për tu luajtur në fushë.