Lideri i tabelës, Manchester City, kokulur lëshon fushën e vet (stadiumin “Etihad”).
Manchester Utd ia tregon "muskujt" rivalit të përbetuar të qytetit, duke e mposhtur me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 27-të të Premier League.
Qysh në minutën e dytë "Djajtë e kuq" kaluan në epërsi përmes penalltisë, që e realizoi Fernandes.
Në minutën e 50-të, Luke Shaw nga rreth 14 metra, godet me gjakftohtësi e përtokë dhe portieri Ederson vetëm e shikon topin duke u futur në këndin e majtë të portës së tij.
Manchester City kryeson me 65 pikë, ndërsa Manchester Utd është në pozitën e dytë me 54 sosh.