Manchester City është ndalur në shtëpi nga Manchester United në derbin e xhiros së 27’të të Premierligës.
“Djajtë e Kuq” kanë fituar në “Etihad” me rezultatin 0:2, me golat e Bruno Fernandes dhe Luke Shaw.
Ole Gunnar Solskjaer është bërë trajneri i parë në historinë e Man Utd që ka fituar 3 ndeshje radhazi në derbit ndaj Manchester Cityt si mysafir.
Në tre derbit e fundit në Etihad, United ka fituar me rezultatet 1:2, 0:1 dhe 0:2.