Futbollisti Mërgim Berisha është në formën më të mirë dhe sot shënoi gol për fitoren bindëse të liderit austriak, Salzburg, e cila e mundi me rezultat 4:1 St. Poltenin.
Për Salzburguan shënuan Daka (18'), Mwepu (33'), Aaronson (69') dhe Berisha (90+4 - nga penalltia) dhe për St. Polten Booth (12').
Berisha u paraqit për gjatë tërë takimit, dha maksimumin.
Pas javës së 20-të, Salzburg kryeson me 46 pikë apo ka pesë më shumë se Rapidi i Vjenës dhe St. Polten është në pozitën e nëntë me 20 pikë.