Joan Laporta raportohet se ka fituar zgjedhjet për të parin e klubit të Barcelonës, sipas exit poll-it të televizionit katalunas “TV3”.
Pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeut pritet që Laporta ta merrë drejtimin e klubit të madh spanjoll.
Raportohet se Laporta ka fituar 58.3 për qind të votive, teksa dy rivali i tij, Victor Font ka marrë 31.3 për qind dhe Toni Freixa ka fituar vetëm 9.3 për qind të votive nga anëtarët e Barcelonës.
Rezultati mund të bëhet i ditur vetëm pas orës 23:00, atëherë kur numërohen të gjitha votat.