Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar se skuadra e tij po përballet me probleme serioze në sulm, pas humbjes 1:0 kundër Fulham në Premierligë të dielën.
Disfata e sotme, e cila ishte e gjashta radhazi në Anfield, po ashtu ia zbeh shpresat Liverpoolit për të përfunduar në top katërshe të Premierligës.
Asnjëherë në historinë e vet Liverpooli nuk i kishte humbur më shumë se katër ndeshje radhazi në shtëpi.
Klopp, skuadra e të cilit është goditur rëndë nga lëndimet e shumta këtë sezon, e ka drejtuar gishtin e fajësimit kah sulmuesit e tij, megjithatë.
“Kishim raste kur kemi mundur të shtronim ndikim në ndeshje. Për ne ishte goditje e rëndë fakti që pranuam gol pak para përfundimit të pjesës së parë. Tentuam të reagojmë. Në fund të fundit ne nuk po shënojmë gola dhe ky është problemi i madh”, tha Klopp pas ndeshjes.
“Fulham të shkakton probleme, është e qartë. Ata po kalojnë në çast të mirë, janë ekip i mirë. Të gjitha pajtohemi se një ekip si ky duhet të qëndrojnë në Premierligë”, shtoi ai. Në fakt Klopp nuk flet me emra, nuk e për mend as Mohamed Salah, as Xherdan Shaqirin, që sot luajti standard.
Kjo ishte ndeshja e tetë pa fitore në Anfield për Liverpooli, pasi barazoi me West Brom dhe Manchester United para se të humbiste radhazi kundër Burnley, Brighton, Manchester City, Everton, Chelsea dhe tani Fulham.