Dyshja Gareth Bale dhe Harry Kane, sonte treguan lojë të madhe dhe secili shënoi nga dy gola për fitoren bindëse të Tottenhamit, me rezultat 4:1 kundër Crystal Palaces.
Futbollistët Kanë dhe Bale, ishin të pakapshëm për mbrojtjen rivale.
Për Tottenhamin shënuan Bale (25' e 49'), Kane (52' e 76') dhe për Crystal Palace realizoi Benteke (45+1’).
Pas 27 jave në Premier League, Tottenham është në vend të 6-të me 45 pikë dhe Crystal Palace renditet i 13-ti me 34 sosh.
Futbollisti Salah i Liverpoolit, i prin listës së shënuesve me 17 gola, pasojnë Kane 16 dhe Fernanandes i Manchester Utd me 16 etj.