Ismet Munishi ka folur për rastin diskutabil në ndeshjen Prishtina – Llapi.
Llapjanët janë ankuar në një penallti të padhënë kur Lorik Boshnjaku pengoi në zonë Kastriot Selmanin.
Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka thënë se aj rast ka qenë penallti e pastër.
“Nëse nuk është kjo penallti, nuk e di cila do të ishte”.
“Ishte penallti klasike, gjyqtarët kur i kalojnë testet ju del një test i tillë për të parë nëse është penallti ose jo”, tha Munishi në Ekipa A të ATV.
“Për mendimin tim kjo ka qenë penallti e pastër, aq më tepër se pas këtij rasti Prishtina e ka shënuar golin e dytë”.
“Nëse do të gjykohej penalltia atëherë krejt ndeshja do të shkonte ndryshe”, ka deklaruar Munishi.