Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Rey Manaj, ka gjetur sërish rrugën e golit këtë javë në Disvizionin B të Spanjës.
Bomberi kuqezi realizoi në minutën e 41-të për Barcelonën B në sfidën ndaj UE Llagostera-s, pasi mori një top brenda zonës, shmangu me zgjuarsi markimin e dy mbrojtësve për të mposhtur portierin e për të ngushtuar momentalisht shifrat në 1:2.
Shqiptari u zëvendësua në minutën e 79-të, ndërsa Barcelona B përmbysi gjithçka duke fituar ndeshjen me rezultatin 4:2.
Ky i sotmi ishte goli i tetë i sezonit për Rey Manajn me Barcelonën B në 15 ndeshje të luajtura, teksa forma e treguar prej tij në javët e fundit ka qenë mjaft e mirë. Një tjetër lajm inkurajues për repartin kuqezi të përfaqësueses shqiptare.