Napoli ka konfirmuar se Faouzi Ghoulam ka pësuar lëndim në gju, me raportimet që thuhet se mund të këtë dëmtuar sërish ligamentet.
Do ishte e tmerrshme për algjerianin, karriera e të cilit nuk ka qenë siç pritej në këto tri vitet e fundit shkaku i lëndimeve.
Problemet nisën në nëntor të viti 2017 ku lëndim ligamentin e gjurit të djathtë, pastaj në shkurt të vitit 2018 lëndoi sërish gjurin dhe në qershor të atij viti u detyra të operohet dhe tani është shëruar.
Mirëpo, fatkeqësisht këtë mbrëmje në fitoren ndaj Bolognas, Ghoulam u zëvendësua nga Elseid Hysaj pas lëndimit.
Lajm i mirë për të është se nuk ka lënduar gjurin, ku ka pasur shumë probleme, por sipas Calciomercato, ka shumë shqetësime që mund të këtë dëmtuar sërish ligamentet.