Joan Laporta është përsëri president i Barcelonës.
Laporta mposhti dy kundërkandidatët e tij, Victor Font dhe Toni Freixa, në zgjedhjet e 14-ta të klubit, të cilat u mbajtën të dielën, raporton Marca.
Ish-presidenti kthehet në rolin që kishte mbajtur nga viti 2003 deri në 2010, pasi mori 54.28 për qind të votave, gjithsej 30.184 të anëtarëve të klubit. Mandati i tij do të zgjasë deri në vitin 2026.
Laporta bëhet presidenti i 42-të në historinë e Barcelonës dhe ishte favoriti kryesor për t’i fituar këto zgjedhje.
Bordi i tij do të marrë detyrën brenda dhjetë ditëve.
Sfida më e madhe për Laportan tani është bindja e Lionel Messit për të qëndruar në klub.