Juventusi është duke zhvilluar seancën stërvitore para ndeshjes ndaj Portos në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Bianconerët” e humbën ndeshjen e parë në Portugali me rezultatin 2-1 dhe presin të bëjnë një rikthim në Allanz Stadium.
Për këtë, atyre ju nevojiten lojtarët kryesorë, të cilët kanë munguar ndeshjet e fundit.
Në seancën stërvitore të ditës së sotme, Matthijs de Ligt dhe Giorgio Chiellini janë rikthyer dhe janë stërvitur.
Fatkeqësi për Juventusin është se Paulo Dybala do mungojë dhe Rodrigo Bentancur i cili është i infektuar me COVID-19.
Juventusi do ndeshet me Porton nesër në orën 21:00.
?♂️☀️
— JuventusFC (@juventusfc) March 8, 2021
LIVE su @JuventusTV ➡️ https://t.co/lo4ghFLKLB#JuveFCP #JuveUCL pic.twitter.com/WRbVApU95h