Sulmuesi Diego Costa është pa skuadër që nga dhjetori, kur u largua nga “Wanda Metripolitano” duke shkëputur kontratën nga Atletico Madrid.
Sipas Goal, Benfica është e interesuar për spanjollin dhe tashmë ka bërë ofertën zyrtare.
Gjiganti portugez i ka ofruar kontratë dyvjeçare me vlerë tre milionë euro për sezon, që nënkupton se ai do fitojë rreth gjashtë milionë euro pagë.
Gjithashtu, Benfica është përgatitur që t’i ofrojë 32-vjeçarit edhe tre milionë euro shtesë dhe ai thuhet se është i hapur t’i bashkohet klubit shkaku i historisë.
Ndërkohë, kujtojmë se Costa ka realizuar 181 gola në 474 ndeshje, derisa goli i fundit ishte realizuar me 19 dhjetor nga penalltia kundër Elches.