RB Leipzig do detyrohet të paguajë 1.3 milionë euro që të luajnë ndeshjen kthyese ndaj Liverpoolit në Budapest.
Ndeshja e parë mes Leipzig dhe “Reds” përfundoi me rezultat 2 -0.
Pritej, që ndeshja kthyese ishte paraparë të zhvillohet në “Anfield”, mirëpo vendimi i UEFA ka konfirmuar se ndeshja do zhvillohet në qytetin e Hungarisë, pra në stadiumin “Puskas Arena”.
Sipas Bild, meqenëse Leipzig dëshiron që të zhvillohet në stadium neutral, duhet të paguajnë kompromis në vlerë 1.3 milionë euro.
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet këtë të mërkurë me fillim nga ora 21:00.