Skuadra Betis shënoi sonte fitore si vendës kundër Alaves me rezultat 3:2 (0:2), në ndeshjen e xhiros së 26-të të La Ligës spanjolle.
Betis në këtë mënyrë arriti deri te fitorja e katërt radhazi në kampionatin vendas, duke arritur në pozitën e gjashtë dhe deri në fund të kampionatit do të luftojnë për të siguruar pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të Ligës Evropa.
Alaves kryesoi me rezultatin 2:0 në pjesën e parë, përmes golave të Joselu në minutën e 12-të dhe Mendes në minutën e 24-të.
Betis u rikthye shpejt në pjesën e dytë përmes rezervistëve Borja Iglesias dhe Joaquin Sanchez, të cilët shënuan nga pika e bardhë në minutën 61, përkatësisht në minutën 81, duke barazuar në 2:2.
Kur pritej që ndeshja të përfundojë pa fitues, Borja Iglesias shënoi në minutën 88 golin e tij të dytë dhe të tretin për Betis.