Gjigandi italian, Juventus, po tenton të rikthejë Moise Kean sërish në Allianz Stadium. Sulmuesi italian është në një formë mjaft të mirë dhe po shkëlqen të PSG dhe Zonja e Vjetër duket se është penduar me shitjen e tij.
Futbollisti Italian është aktualisht në huazim të PSG nga Evertoni, por francezët duan të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për ta blerë lojtarin. Por Juventus po shpreson që të bindë lojtarin të rikthehet në skuadrën e tyre, aty edhe ku debutoi si lojtar profesionist.
Evertoni thuhet se kërkon së paku 50 milionë euro nga kartoni i tij, derisa PSG është e gatshme që të paguajë këtë shumë.
Ndërsa nga ana tjetër Juventusi mund të përdorë disa lojtarë për të realizuar transferimin, pasi një shumë e tillë është e lartë për ta.