Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas ka dhënë një deklaratë interesante lidhur me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Argjentinasit në fund të edicionit i skadon kontrata dhe nuk dihet nëse do rinovojë, derisa kërkohet me ngulm nga Manchester City dhe PSG-ja.
Por, Tebas mendon se largimi i Messit nuk do ndikojë në “El Clasico”, ashtu siç nuk ndikojë largimi i Cristiano Ronaldos.
“Ndeshja nuk do ndryshohet me largimin e dy lojtarëve. Largimi i Cristianos nuk ndikojë dhe largimi i Messit duhet të mos ndikojë gjithashtu”, tha ai për OnSport.
Ndërkohë, Barcelona ende s’ka arritur ta mposht Realin në “El Clasico” kur në krye është Zinedine Zidane.