Borussia Dortmund është nikoqir i Sevillas, ndeshja kthyese e vlefshme për 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.
Pas humbjes nga Bayern, Dortmund synon t’i rikthehet rezultateve pozitive ndaj Sevillas për të siguruar kualifikimin në raundin e radhës.
Jadon Sancho do jetë mungesa e madhe te gjermanët, që në këtë ndeshje planifikojnë të luajnë me sistemin e formacionit 4-3-3.
Kurse, nëse flasim për Sevillan, skuadra e Lopetegui ka pësuar disa humbje të mëdha në javën e fundit dhe do provojë kualifikimin.
Skuadra është e plotë, ngase nuk ka të lënduar ose të suspenduar.
Formacionet e mundshme:
Borussia Dortmund (4-3-3): Hitz; Morey, Hummels, Zagadou, Schulz; Bellingham, Can, Dahoud; Reus, Haaland, Sancho
Sevilla (4-3-3): Vaclik; Navas, Kounde, Carlos, Acuna; Jordan, Fernando, Rakitic; Suso, de Jong, Munir