Jordi Cruyff, djali i legjendës holandeze Johan Cruyff, është favorit për të marrë drejtimin e sekretarisë teknike të Barçës së re të Joan Laportës. Pavarësisht nga fakti që këtë të hënë siguroi se për momentin është i përqendruar në ekipin e tij kinez, Shenzhen FC, ai foli edhe për të ardhmen e Lionel Messit.
47-vjeçari u tregua I kujdesshëm në prononcimin e tij, por në të njëjtën kohë edhe optimist, pasi i dha shumë vlerë faktit që Leo shkoi për të votuar në “Camp Nou”, i shoqëruar nga djali i tij.
“Nuk e di nëse Leo do të vazhdojë te Barça. Mendoj se vetëm ai mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Fotografia në “Camp Nou”, me djalin e tij, mënyra se si e festoi përmbysjen e rezultatit kundër Sevillas … është diçka që vjen nga shpirti. Po spekulohet shumë, sepse vetëm ai e ka përgjigjen”.
Cruyff foli edhe për situatën e Koemanit te Barcelonës.
“Një muaj më parë, kush mund të kishte menduar se Barcelona do të ishte në finalen e Kupës. Dukej sikur LaLiga kishte mbaruar, por tani është plotësisht në garë.”
Sa u përket zgjedhjeve, Cruyff i shpreh shumë i kënaqur që Barça më në fund ka një president.
“Ishte koha kur kishte një president, ky është lajmi më i mirë. Mungesa e presidentit nuk ka favorizuar aspak qetësinë sportive, për të cilën kanë nevojë të gjitha klubet. Nëse duhet të veçoj diçka, është fotoja e kandidatëve, më dukej i çmuar".