Përzgjedhësi Joachim Low, do largohet nga Kombëtarja e Gjermanisë pasi të përfundojë Evropiani 2020.
Kombëtarja gjermane e ka konfirmuar lajmin përmes një komunikate zyrtare në Twitter.
“Joachim Low do largohet nga detyra si kryetrajner pas Euro 2020”, shkruhej në komunikatë.
Ndërkohë, Loë me Kombëtaren e Gjermanisë ka arritur suksese të shumta, derisa ajo më e larta ishte trofeu i Kupës së Botës në vitin 2014.