Sebastian Birchard ka premtuar një filozofi sulmuese nga Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjet e ardhshme, shkruan Insporti.
Ndihmës-trajneri i Challandes, Sebastien Bichard, ka dhënë një intervistë para ndeshjeve kualifikuese për kampionatin botëror ‘Qatar 2022’.
Tekniku francez, Bichard, ka potencuar se te Kosova, synon të krijoj lojë me dinamike dhe sulmuese.
“Duam që të krijojmë futboll dinamik dhe sulmues, të kemi posedim topi, por duke qenë të balancuar edhe në mbrojtje, duke e rikuperuar shpejt topin dhe normalisht nga ndeshja në ndeshje duke u përmirësuar. Lojtari “tipik kosovar” ofron kualitet të lartë teknik dhe mentalitet sulmues dhe këtë publiku e pëlqen”, ka thënë Bichard.
Kujtojmë që tekniku francez ka marrë pozitën e ndihmës-trajnerit. Ndërsa, Muharrem Sahit i cili ka qenë me parë asistenti i parë i Challandes, tash është drejtor i Përfaqësueses së Kosovës.