Drejtuesit e Liverpoolit kanë mbështetje të plotë te trajneri Jurgen Klopp, pavarësisht që tekniku gjerman nuk arrin ta rikthejë shpirtin e skuadrës.
Liverpool renditët në pozitën e tetë në tabelë pas një serie prej tetë humbjeve në 12 ndeshje, duke përfshirë gjashtë humbje radhazi në "Anfield".
Klopp pranoi se kjo kohë është më e vështira për të në karrierë dhe sipas The Times, drejtuesit e klubit, FSG, kanë mbështetje të plotë te trajnerin.
FSG e shohin formën e dobët të Liverpoolit si normale shkaku i lëndimeve të shpeshta, derisa disa kanë humbur formën nga COVID-19 dhe kanë besim se Klopp është njeriu që do të rregullojë gjërat.
FSG thuhet se nuk ka harruar punën e Kloppit, i cili për pesë vite në "Anfield", ka arritur ta rikthejë ‘Liverpoolin e vjetër’.
Pos kësaj, Liverpool do e lejojë Kloppin të shpenzojë para gjatë afatit veror që ta përforcojë skuadrën.