Raphael Dias Belloli, i njohur ndryshe si Raphinha, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Premier League-s.
Manchester United dhe Liverpooli janë vënë në ndjekje të brazilianit.
Ai po bën një punë shumë të mirë te Leeds United, pasi nën drejtimin e Marcelo Bielsas ai ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 5 asiste, duke bërë që klubet e tjera të shfaqin interes për të.
Pavarësisht interesimit të gjigantëve të futbollit anglez, futbollisti është shprehur se është shumë i lumtur te Leeds, ku të gjithë e kanë trajtuar shumë mirë, dhe falë punës së stafit ai është përmirësuar shumë dhe se nuk e mendon aspak largimin.