Ekipi zviceran, Zurich e ka shfrytëzuar opsionin për ta blerë qendërmbrojtësin e Kosovës, Fidan Alitin.
Aliti ishte te Zurichu në formë huazimi nga ekipi suedez, Kalmar, ndërsa ka bindur zviceranët që t’i ofrojnë kontratë të përhershme Alitit.
Ai prej vitit 2019 ishte pjesë e Kalmarit, ekip në të cilin kaloi nga Skënderbeu.
Fidan Aliti do të jetë pjesë e Zurich deri në vitin 2023.