Futbollisti shqiptar kurrë më afër Galatasarayt

Futboll

Futbollisti shqiptar kurrë më afër Galatasarayt

Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:16
Futbollisti shqiptar kurrë më afër Galatasarayt

Futbollisti shqiptar, Ezgijan Alioski, është gati të nënshkruajë për gjigantin turk Galatasaray, sipas disa mediave angleze.

“Alioski me gjasë nuk do të zgjasë kontratën e tij me Leeds-in, kështu që ai është shumë afër marrëveshjes me Galatasarayn, nga ku ai tashmë ka ofertë serioze. 

Marrëveshja midis dy palëve është një hap larg realizimit.

Detajet e kushteve në të cilat ai do të luante për ekipin turk pritet të dihen në periudhën e ardhshme.

Alioski është anëtar i Leeds-t qe katër vite  dhe më parë ka luajtur për skuadrat zvicerane Schaffhausen dhe Lugano”, shkruan “Ekipa.mk”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat