Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta, ka filluar planet për “transformimin” e klubit, duket se do të rivalizojë mbretërit, Real Madrid, për nënshkrimin e David Albas dhe Erling Haaland këtë verë.
Duket se borgji prej 1 miliard euro nuk do të pengojë Laportan që të fillojë bisedimet me agjentin e David Alabas raporton AS.
58 vjeçari spanjoll fitoi zgjedhjet për president me rreth 54% te votave dhe ende pa kaluar një javë avokati i Laportas raportohet se ka biseduar me agjentin e David Alabas i cili është lojtar i lirë këtë verë.
Përveç interesimit për Alaba, Laporta është duke punuar edhe në transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Erling Haaland.
Laporta duket se është fans i madh i norvegjezit Haaland dhe tenton që dy lojtaret nga Bundesliga ti sjellë këtë verë në ekipin e Barcelonës.
Ai po ashtu ka theksuar se ka raporte shumë të mira me agjentin Mino Riola, i cili menagjon lojtarin e Borusia Dormundit Erling Haaland.
Laporta duket se para se të blejë dy yjet e Bundesligës duhet që të mendojë të shes lojtarë të bëjë fonde për transferimet e reja.
Mediet spanjolle kanë raportuar se Ousmane Dembele, Antoine Griezmann dhe Philipe Coutinho do të jenë largimet e Barcelonës.