Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman beson se një rikthim tjetër i mrekullueshëm kundër Paris Saint-Germain nuk është përtej aftësive të Barcelonës, veçanërisht me Lionel Messin në skuadër.
Barca udhëton në “Parc des Princes” të mërkurën me një disavantazh prej 4-1 nga ndeshja e parë.
Kylian Mbappe shënoi një hat-trick në fitoren e thellë të PSG-së në “Camp Nou” muajin e kaluar, duke e lënë Barçën që të kërkonte një rezultat të jashtëzakonshëm në Francë për të kaluar tutje.
Koeman pranon se një përsëritje e asaj “remontadas” së famshme ka më pak të ngjarë sepse PSG është vendas për ndeshjen e dytë me këtë rast, dhe shefi i Barças nuk beson se skuadra e Mauricio Pochettinos do të kenë frikë nga historia që mund përsëritet.
"Ne patëm një rezultat të keq në ndeshjen e parë. Gjithçka varet nga mënyra se si e fillojmë ndeshjen. Ne do të përpiqemi t’ia bëjmë jetën e vështirë kundërshtarit tonë," u tha ai gazetarëve të martën.
"Kjo varet nga efektiviteti ynë. Ata kishin shumë mundësi në ndeshjen e parë. Ne dalim për të fituar në çdo fushë. Ne gjithmonë krijojmë shumë shanse. Asgjë nuk është e pamundur.”
"Rikthimi në “Copa del Rey kundër Sevilla” na ka dhënë besim, por nuk është e njëjta gjë që të kthehesh nga 2-0 në shtëpi sikurse të kthehesh nga 4-1 në udhëtim dhe PSG është një ekip shumë i fortë.”, vazhdoi Koeman.
"Sigurisht, nëse mendojmë se mund të kthehemi, kemi nevojë për çdo lojtar në nivelin e tyre më të mirë. Nëse Leo është në gjendje të luajë një nga lojërat e tij më të mira, gjithçka është e mundur.”
"Ai mund të vendosë çdo lojë në çdo moment. Por jo vetëm që duhet të jetë ai në nivelin e tij më të mirë, por e gjithë skuadra. Na duhet fat gjithashtu.”, tha në fund Koeman.