Manchester City do të mirëpres ne Etihad Stadium skuadrën e Southampton për ndeshjen e 29-të në Premierligë këtë sezon.
Me fillim nga ora 19:00, nesër (e mërkurë) do të përballen me njëra tjetrën Man City dhe Southampton.
Një ditë përpara ndeshjes, si zakonisht menaxheri, Pep Guardiola, ka biseduar rreth kësaj ndeshje.
I pyetur nga gazetarët se Manchester United e ka mposhtur me rezultat 9-0 Southamptonin, ai u përgjigj kështu: “Ne do të shënojmë 18 gola”.