A do të luaj kundër Kosovës?

Futboll

A do të luaj kundër Kosovës?

Më: 9 mars 2021 Në ora: 16:41
A do të luaj kundër Kosovës?

Sergio Ramos ka munguar që nga 14 janari, por ai është shumë pranë rikthimit nga lëndimi për t’u paraqitur në ndeshjen e së shtunës së Real Madridit ndaj Elches.

Kapiteni i Real Madridit ishte lënduar në gju në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit, me ç’rast i ishte nënshtruar një operimi.

Ai ka punuar shumë në palestër për t’u rikthyer sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kthimi i Ramosit nga lëndimi është gjithashtu një lajm i mirë për përzgjedhësin e Spanjës, Luis Enrique.

“Furia e Kuqe” do të përballet me Greqinë në shtëpi më 25 mars, me Gjeorgjinë më 28 mars dhe me Kosovën më 31 mars në eliminatoret e Kupës së Botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat