Kampioni i Kosovës në futboll, Drita, shpesh herë ka transferuar lojtarë nga jashtë, të cilët kanë treguar sukses në futbollin vendor.
Pjesë e klubit nga Gjilani ka qenë edhe sulmuesi Gilberto Fortunato, i cili ishte i veshur me fanellën kaltërebardhë për dy sezone (16/17 dhe 19/20).
33 vjeçari një pjesë të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në klubet Aziatike, shkruan Gazeta Olle.
Së fundmi, bëhet e ditur se ai ka nënshkruar kontratë me klubin nga Indonezia, Hougang FC.