Berat Gjimshiti ka zhvilluar një ndeshje perfektë ditën e djeshme ndaj Interit, duke neutralizuar Lukakun në fushë.
Belgu është kthyer në makthin e mbrojtësve të Serisë A këtë sezon, por përballë Gjimshitit hasi vështirësi të mëdha, teksa pa në një moment t’i hiqej nga shqiptari një gol i sigurt.
Vlerësimi ka qenë i madh nga të gjithë për mbrojtësin e Kombëtares, teksa i mahnitur nga dueli i tij me Lukakun ka mbetur edhe ish-mesfushori i italian, Klaudio Markizio.
Ky i fundit nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Twitter” shkruan: “Çfarë duele janë këto: ‘Gjimshiti-Lukaku dhe Shkrinjar –Zapata!’”.