Spanja e ka fyer veten me rastin e Kosovës! Në paqi prapanicë mos dilni...

Futboll

Spanja e ka fyer veten me rastin e Kosovës! Në paqi prapanicë mos dilni...

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:48
Luis Enrique, trajner i Spanjës

Federata e Futbollit Spanjoll, Qeveria e Spanjës, Ministria e këtij shtetit mund të përdorin turli termi, por në praktikë e njohin shtetin e Kosovës.

Ata mund të shkarravisin si të dojnë në faqet e tyre zyrtare, por realiteti është ndryshe dhe nuk kanë çare pa e pritur Kombëtaren e Kosovës në Sevilla dhe për të luajtur ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror 2022.     

Spanjollët pa pikë turpi shkruajnë: “Spanja fillon rrugën për në  Katar 2022 kundër Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës”. 

Terrori i Kosovës, kështu e quan Spanja shtetin e Kosovës sepse dihet botërisht ku e kanë hallin ata. 
Spanja e ka fyer veten me rastin e Kosovës! Në paq prapanicë mos luaj kundër Kosovës dhe le të thirret në at sloganin e famshëm primitiv se nuk e njohin Kosovën, por e dijnë se çfarë i pret pastaj nga FIFA.  

Pafytyrësia e Spanjës, shkarravitjet e tilla, janë vetëm një çmenduri e sojit të tyre, sepse ndeshjen do ta luajnë me Kosovën, shtet me shtet!

Duhet kujtuar një fakt, me 21 prill të vitit 2016, në Kazan të Rusisë, xhudistja Majlinda Kelmendi u bë kampione e Evropës, rusët pas gjithë asaj rrëmuje, në fund dolën me gardën e tyre duke e nderuar himnin dhe Flamurin e Kosovës.

Spanjollët le të llomotisin çfarë të dojnë por e dijnë që Kosova është shtet dhe nuk kanë çare pa luajtur me ne, por vetëm e bëjnë një zhurmë të sojit të tyre. Ndeshja luhet me 31 mars në orën 20.45 në Sevilla.

Kosova është në grupin B me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat