Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez ishte përsëri në stërvitje sot dhe duket se do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Manchester United të enjten.
“Calciomercato.com” raporton se mbrojtësi i krahut të “Rossonerëve” është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të grupit dhe duhet të jetë gati të luajë kundër gjigantëve anglezë këtë javë.
23-vjeçari francez humbi ndeshjen kundër Hellas Veronas fundjavën e kaluar, por është rikuperuar në kohë për të qenë në lojë për ndeshjen në “Old Trafford” në Europa League.
Ante Rebic kishte një sesion të personalizuar dhe nuk do të udhëtojë në Angli dhe e njëjta gjë vlen edhe për Hakan Calhanolgu, i cili vazhdon programin individual.