Sot (e marte) gjatë ditës, Federata e Futbollit të Gjermanisë njoftoi publikun për largimin e trajnerit gjerman, Joachim Low, i cili drejton Kombëtaren gjermane që nga viti 2006.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është një nga kandidatët potencial për ta zëvendësuar fituesin e Kupës së Botës me Gjermaninë, Low.
Megjithatë, trajneri i kampionit aktual të Premierligës, Jurgen Klopp, ka refuzuar marrjen përsipër të Kombëtares Gjermane.
“A jam i lirë gjatë verës për të qenë trajner i Gjermanisë? JO!” , ka thënë Jurgen Kloppi.
Ndryshe, edhe trajneri Hansi Flick shihet si kandidat potencial për ta zëvendësuar Lowin.