Frenkie de Jong, mesfushor i Barcelona-s, ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës së Champions League kundër PSG-së.
“Shkojmë në Paris për të fituar, është e vështirë, por objektivi ynë është të kualifikohemi. Jemi një grup i bashkuar, kemi marrë rezultate shumë të mira kohët e fundit”.
“Është e vërtetë se kemi luajtur keq në ndeshjen e parë, por tani duam të shkojmë në Paris për të provuar shanset tona”, ka thënë holandezi.
“Nuk do të jetë Neymar? Më mirë kështu, është një nga lojtarët më të fortë të PSG-së. Mungesa e tij është një avantazh për ne”.
“Laporta? Prania e presidentit në qendrën sportive është e rëndësishme. Nuk e njihja personalisht, do të kem mundësinë ta njoh mirë në të ardhmen. Na ka thënë të shkojmë në Paris dhe të japim maksimumin, dhe është ajo që do të bëjmë”.