Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së, ja kush dënohet

Futboll

Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së, ja kush dënohet

Më: 9 mars 2021 Në ora: 18:34
Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së, ja kush dënohet

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 09.03.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së XXIII, të Superligës së Kosovës, duke iu referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:

Vendimet: 1.Abedin Zeka, kryetari i KF “Trepça 89” nga Mitrovica në procedurë të inicuar disiplinore nga komisioni i garave, për prononcim për media me akuza drejtuar organeve të FFK-së, pas përfundimit të ndeshjes Trepça’89-Prishtina, zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C:

DËNOHET me të holla në shumë prej 300 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

2.Artan Luzi, ndihmëstrajner në KF “Dukagjini“ nga Klina me nr ID 009724M71 në procedurë disiplinore nga komisioni i garave, për sjellje jo sportive në ndeshjen e Ligës së Parë Grupi A, A&N-Dukagjini, zhvilluar në Bokë të Korishisës së Prizrenit. Bazuar ne nenin 40 paragrafi 1 pika C:
DËNOHET me të holla në shumë prej 150 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

3.Besart Cecelia, kryetrajner i KF “Vllaznia“ nga Pozharani, me nr ID 0082215M77, në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq direkt, në ndeshjen e Ligës së Parë, Grupi B, 2 Korriku-Vllaznia, zhvilluar me 06.03.2021. Sipas raporteve zyrtare, derisa po largohej nga fusha ofendoj gjyqtarët e ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D:
DËNOHET me ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas rradhës organizuar nga FFK.

4.Buron Humolli, lojtar i KF “2 Korriku” nga Prishtina me numër fanelle 4 dhe nr ID 013305M03, në procedurë të hapur disiplinore nga komisioni i garave për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje si lojtar i fundit), në ndeshjen 2 Korriku – KEK-u e javës së 18 të Superligës së juniorëve, Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore;
DËNOHET me ndalesë loje për 2) (dy) ndeshje zyrtare sipas rradhës te organizuara nga FFK.

5.Fatjan Gashi, lojtar i KF “Liria“ me nr fanelLe 4 dhe nr ID 019655M04 në procedurë të hapur disiplinore nga komisioni I garave për ndëshkim me karton të kuq në minutën 90+ (kacafytje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen Liria – Trepça, e javës së 12 të Superligës së juniorëve, zhvilluar 06.03.2021 në Prizren). Bazuar në nenin 43 paragrafi 1 pika A e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje sipas rradhës të organizuar nga FFK.

6.Elmedin Rama, lojtar i KF “Trepça’89” me nr fanelle 11 dhe nr ID 004649M05 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq në minutën 90+ (kacafytje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen Liria – Trepça e javës së 12 të Superligës së juniorëve, zhvilluar 06.03.2021 në Prizren). Bazuar në nenin 43 paragrafi 1 pika A e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje sipas radhës të organizuar nga FFK.

7.KF “Liria“ nga Prizreni në procedurë të hapur disiplinore nga komisioni i garave, organizim i dobët i ndeshjes së javës së 12 të Superligës së juniorëve Liria-Trepça’89, zhvilluar me 06.03.2021 në Prizren. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore:
DËNOHET ME VËRETJE TË FUNDIT.

Hapet procedurë disiplinore:
8.ndaj SC “ Gjilani” , në procedurë të hapur disiplinore nga komisioni i garave, lëshim në organizim në ndeshjen Gjilani –Arbëria e javës së 23 të Superligës, zhvilluar në terrenin me bar sintetik në Gjilan. Sipas raporteve të zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes personi i paautorizuar (nuk ishte në protokolin zyrtar), Sevdai Robelli hyn në fushë dhe ofendon gjyqtarët e ndeshjes, me çka reagon policia e cila i shoqërojë gjyqtarët deri në zhveshtore. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore: Kërkohet deklaratë nga përfaqëusesi për siguri i KF “Gjilani“ deri me datë 12.03.2021 ora 13:00.

9.ndaj drejtorit të SC “Gjilani” Sevdai Robelli, ID.nr.007656M79 në procedurë të hapur disiplinore nga komisioni i garave në ndeshjen Gjilani – Arbëria e javës së 23 të Superligës, Sipas raporteve e zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes, Sevdai Robelli hyn në fushë dhe ofendon gjyqtarët e ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1i Rregullores disiplinore: Kërkohet deklaratë nga Sevdai Robelli “deri më datë 12.03.2021 ora 13:00.

10.ndaj kryetarit SC “Gjilani”, Florim Zuka, ID.nr.007215M70. në procedurë të hapur disiplinore nga komisioni i garave në ndeshjen Gjilani – Arbëria e javës së 23 të Superligës, Sipas raporteve e zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes, Florim Zuka hyn në lokalet zyratre dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1i Rregullores disiplinore: Kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari i SC “Gjilani“, Florim Zuka deri më datë 12.03.2021 ora 13:00.

11.ndaj lojtarit të KF “Drenasi”, Florim Shala me nr fanelle 22 nr ID 011361M92 në procedurë të hapur disiplinore nga komisioni i garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Parë Grupi A java 17, Malisheva –Drenasi. Sipas raporeteve të zyrtarëve, fyerje ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore : Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë nga lojtari Florim Shala. Datë 12.03.2021 ora 13:00.

12. – ndaj kryetrajnerit I KF “ Istogu” , Nazmi Rama me nr licensën 00057 në procedurë të hapur disiplinore nga komisioni I garave për ndëshkim me karton të kuq direkt në ndeshjen e javës së 17 Liga e Parë Grupi A Dukagjini –Istogu. Siaps raporeteve të zyrtarëve të ndeshjes , ofendim ndaj asistentit të parë të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1i Rregullores disiplinore : Pezullohet pa të drejtë udhëheqjes së skuadrës deri në kompletimin e lëndës . Kërkohet deklaratë nga kreytrajneri Nazmi Rama . Datë 12.03.2021 ora 13:00.

13.ndaj përfaqësuesit zyrtar KF “Vllaznia” nga Pozharani, Agron Pira me nr personal 1171550056 në procedurë të hapur disiplinore nga komisioni i garave. Sipas raporteve të zyrtarëve ofendim o rëndë ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Ligës së Parë Grupi A java 17, 2 Korriku-Vllaznia Pozharan. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore: Kërkohet deklaratë nga Agron Pira. Datë 12.03.2021 ora 13:00.

14.ndaj kryetarit të KF “KEK-u”, Besnik Mjeku në procedurë të hapur disiplinore nga komisioni i garave. Siaps raporetve të zyrtarëve, pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së Ligës së Parë Grupi B Ramiz Sadiku – KEK-u , derisa gjyqtarët shkonin në zhveshtore i kërcënojë dhe i ofendojë gjatë gjithë rrugës duke vazhduar edhe brenda zhveshtorëve. I njëjti ishte nën masën disiplinore të shqiptuar nga komisioni disiplinor i FFK-së. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 kërkohet deklaratë nga kryetari i KF “KEK-u”, Besnik Mjeku. Datë 12.03.2021 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 ditëve nga data e sjelljes së tij; datë 09.03.2021, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit, nga Komisioni disiplinor; shkalla e parë, Kryetar Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat