Klubi ukrainas Olimpik Donetsk përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare ka bërë të ditur se Betim Halimi e ka pranuar thirrjen nga Kombëtarja e Kosovës në futboll.
“Tani e tutje, ekipi i ynë ka një koleksion më shumë! Portieri kosovar Betim Halimi mori thirrjen e tij debutuese në ekipin kryesor të vendit të tij.”
“Në mars, ekipi kombëtar i Kosovës do të luajë tre ndeshje: një ndeshje miqësore kundër Lituanisë dhe dy ndeshje të turneut kualifikues për Kupën e Botës 2022: kundër Suedisë dhe Spanjës.
Ndeshjet do të zhvillohen më 24, 28 dhe 31 Mars.”, thuhet në njoftimin e klubit nga Ukraina.