Një shqiptar po spikat me Juventusin. Bëhet fjalë për talentin 17-vjeçar Luis Hasa i cili këtë të martë u vendos në evidencë pasi arriti të shënonte në fitoren që Juventusi arriti në derbin ndaj Torinos në kampionatin Primavera me rezultatin 4-2.
Mesfushori kuqezi i cili sëfundmi i është bashkuar ekipit të 19-vjeçarëve të Juves, shënoi golin e avantazhit provizor 2-1 në pjesën e parë.
Kjo ishte rrjeta e parë për Luis Hasën me Juventusin Primavera, ndërkohë që bardhezinjtë me këtë fitore u ngjitën në vendin e 4-t të renditjes vetëm 3 pikë larg Romës kryesuese.
Për Luis Hasën ky ishte goli i parë me fanellën e Juves në kampionatin Primavera në 5 takime të zhvilluara në total.