Kosova këtë muaj fillon kampanjën e kualifikimeve për kampionatin botëror ‘Katari 2022’, ku ndeshjen hapëse e zhvillon në Prishtinë më 28 mars kundër Suedisë.
Vetëm 3 ditë më vonë, me 31 mars do të ballafaqohet me Spanjën në Sevilje, dhe ndonëse është pranuar që loja të zhvillohet brenda territorit të Spanjës, Federata e Futbollit Spanjoll kanë thënë se, Kosova nuk do të trajtohet si komb, përkatësisht si shtet i pavarur dhe Sovran.
Megjithatë, një reagim i ashpër erdhi menjëherë nga FFK, të cilët thanë se nuk pranojne në asnjë formë që të mos respektohen simbolet e shtetit.
Sido që të zhvillohet ndeshja, Spanja nuk është në listën e dy vendeve me të cilat Kosova e ka të ndaluar të luaj, që do të thotë ndeshja e Spanjës me Kosovën është obligative.
Dy shtete me të cilat, sipas Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Kosova e ka të ndaluar të luaj, janë Bosnjë Hercegovina dhe Serbia.