Drejtori i Juventusit, Pavel Nedved e ka humbur tërësisht kontrollin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Porto.
Dukt se puna në rolin e drejtuesit te Juventusi e ka bërë që të dalë jashtë kontrollit.
Nga ndeshjet e Serisë A te Juventusi U-23, reagimet e Nedved kanë qenë gjithmonë përtej normales.
Këtë herë teksa bardhezinjtë janë eliminuar nga Porto në Ligën e Kampionëve, Nedved gjen mundësinë që të shfryjë nervat e tij duke goditur me shkelm banerat e vendosura mes mesazheve sensibilizuese nga ana e UEFA-s.
Kampioni Italian nuk arriti të kualifikohej tutje edhe pas vazhdimeve për shkak të golave që Porto i shënoi si mysafirë. Ndeshja pas 120 minutave përfundoi 3:2 për Juventusin.
La prende bene nedved pic.twitter.com/Qe0G42I7BS
— Marco??? (@Hardmark) March 9, 2021