Sot (e mërkurë) zhvillohen ndeshjet e para të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në program për t’u zhvilluar sot janë tri ndeshje, të cilat fillojnë nga ora 13:00.
Skuadra më në formë në stinorin pranveror, Prishtina, në “Fadil Vokrri” e pret skuadrën e fundit në tabelë, Besën, me kryeqytetasit që vlerësohen favorit për të fituar.
Përabllje interesante pritet të kemi në dy ndeshjet tjera, ku takohen skuadrat nga mesi i tabelës.
Në “Zahir Pajaziti, Llapi e pret Drenicën, teksa në “Riza Lushta” takohen Trepça ’89 dhe Feronikeli.
Si gjithmonë, ne do t’iu mbajmë të informuar për çdo gjë rreth këtyre ndeshjeve.