Sonte (e mërkurë) do zhvillohen dy derbi mjaftë interesant në kuadër të ndeshjeve kthyese të 1/16 e finales së Ligës të Kampionëve.
Dje, Porto dhe Borussia Dortmund siguruan kualifikimin në çerekfinale, ndërsa sonte mbeten të mësohen dy skuadra të tjera.
Ndeshja më interesante është mes PSG-së dhe Barcelonës që zhvillohet në “Parkun e Princave”, me blaugranasit që synon përmbysjen ngase rezultati i ndeshjes së parë ishte 1 – 4.
Nga ana tjetër, Liverpool është nikoqir i RB Leipzigut, edhe pse ndeshja zhvillohet në stadium neutral.
“Reds” në ndeshjen e parë dolën fitues me rezultat 2 – 0 dhe shihen si favorit për t’u kualifikuar tutje.
Të dy takimet nisin në ora 21:00.
