Sonte (e mërkurë) do zhvillohet derbi më interesante i fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Barcelonës.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave që u zhvillua në “Camp Nou” përfundoi me rezultat 1 – 4 në të mirë të francezëve.
Ndërsa, sonte do zhvillohet përballja e kthimit, ku Barcelona synon përmbysjen, derisa PSG është me një ‘këmbë’ në çerekfinale.
Te ‘Parisienët” do mungojë ylli i skuadrës, Neymar se bashku me Moise Kean dhe Juan Bernat.
Kurse, te Barcelona vërehen mungesat e yjeve si Ansu Fati, Philippe Coutinho dhe Ronald Araujo.
Formacionet e mundshme:
PSG (4-2-3-1): Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa; Gueye, Paredes; Di Maria, Verratti, Mbappe; Icard
Barcelona (3-5-2): ter Stegen; Mingueza, Lenglet, Umtiti; Dest, de Jong, Busquets, Pedri, Alba; Messi, Dembele
Ndeshja zhvillohet në “Parkun e Princave” dhe nis në ora 21:00.