Trajneri i Portos, Serhio Konseiasao beson se duke eliminuar Juventusin nga Liga e Kampionëve me 10 lojtarë në fushë, kjo është ajo që më e vlevshme në historinë e klubit. Konseisao pas ndeshjes lavdëroi të gjithë lojtarët për punën fantastike.
“Këto ndeshje do mbesin në histori të klubit. Lojtarët i kanë bërë krenar tifozët me pasionin e tyre.
Kam një grup me lojtarë të guximshëm që interpretojnë çfarë duam në mënyrën më të mirë, kundër një skuadre të mirë me lojtarët e nivelit të lartë. Ne kemi vuajtur, por gjithashtu krijuar vështirësi për Juventusin.
Jemi skuadër reale. Urime lojtarëve, kanë bërë punë fantastike. Asnjëherë nuk u ndalëm se besuari, kjo është ADN e vërtetë e Portos”, tha ai për faqen zyrtare të UEFA-s.
Porto do mësojë kundërshtarin e radhës në çerekfinale pas hedhjes së shortit.