Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, e ka shfryer zemërimin për eliminimin e bardhezinjve nga Liga e Kampionëve duke i shkelmuar plot mllef tabelat reklamuese rreth fushës.
Juventusi e fitoi 3:2 në kohën shtesë në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Torino, por rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet ishte 4:4 dhe Porto kaloi në çerekfinale falë golave si mysafir.
Ky është viti i dytë radhazi që Juventusi eliminohet nga Liga e Kampionëve në fazën e hershme të 1/8 së finales.
Kjo e ka zemëruar Nedvedin i cili nuk u përmbajt pas fishkëllimës së fundit.
Ai i shkelmoi tabelat reklamuese plot mllef.