Familja e futbollistit sulmohen në shtëpinë e vet gjatë një plaçkitjeje

Futboll

Familja e futbollistit sulmohen në shtëpinë e vet gjatë një plaçkitjeje

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:44
Familja e futbollistit sulmohen në shtëpinë e vet gjatë një plaçkitjeje

Portieri i Evertonit, Robin Olsen dhe familja e tij janë sulmuar me hanxhar nga persona të maskuar të cilët ishin futur në shtëpinë e tij për të vjedhur të shtunën mbrëma.

Përfaqësuesi i Suedisë ishte në shtëpi me bashkëshorten dhe fëmijët e vet kur ndodhi sulmi.

Raportohet se plaçkitësit e kishin kërcënuar Olsenin me thikë, para se t’ia mbathnin me stoli dhe vlefshme dhe orë luksoze.

Policia ka nisur një hetim ndaj këtij tasti.

Olsen është i huazuar në Everton nga Roma dhe i ka bërë vetëm nëntë paraqitje për klubin anglez deri tani këtë sezon.

Evertoni i ka ofruar mbështetje portierit të vet, ndërkohë ky sulm i ka alarmuar shumë klube të tjera të Premierligës për sigurinë e futbollistëve të vet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat