Vjet priste një telefonatë

Futboll

Vjet priste një telefonatë

Më: 10 mars 2021 Në ora: 12:14
Vjet priste një telefonatë

 

Tomas Strakosha është duke përjetuar padyshim sezonin e tij më të keq prej momentit kur është bërë pjesë e Lacios.

Gardiani i kombëtares mes COVID-19 dhe dëmtimeve, apo edhe ndonjë gabimi në fushë, ka humbur postin e titullarit në sytë e trajnerit Simone Inzagi i cili ka zgjedhur t’i besojë Pepe Reinës.

Kështu, kur i ka mbetur edhe një vit kontratë me kryeqytetasit, Strakosha duket më shumë i bindur për të provuar një eksperiencë të re. sipas Il Messaggero, portieri tashmë nuk është më në pritje të telefonatës për rinovim, por mendjen e ka të gjejë destinacionin e duhur. Ofertat nuk mungojnë teksa edhe Dortmund e ka bërë të ditur interesimin, mirëpo tashmë nuk flitet për shuma si 30 milionë euro.

Sigurisht, vlera që Lacio do të përfitojë në rast se Strakosha largohet do të jetë e konsiderueshme, teksa klubi gjithsesi do të dalë në fitim pasi para shtatë viteve e ka afruar për vetëm 75 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat