Beteja Manchester Utd-Milan do të gjykohet nga arbitri i arrestuar për…

Futboll

Beteja Manchester Utd-Milan do të gjykohet nga arbitri i arrestuar për…

Më: 10 mars 2021 Në ora: 12:33
Beteja Manchester Utd-Milan do të gjykohet nga arbitri i arrestuar për…

UEFA ka shpallur emërimet e gjyqtarëve për ndeshjen e parë të turit të 1/8-ave të Europa League. M

anchester Utd -Milan, e planifikuar për nesër në 18:55, do të drejtohet nga slloveni Slavko Vinçiç, për të cilin do të jetë takimi i parë ndaj kuqezinjve. Asnjë precedent edhe me Junajtidin, teksa për 41-vjeçarin me profesion polic, do të jetë përvoja e 71-të në drejtimin e një ndeshjeje të vlefshme për kompeticionet UEFA.

Më 19 shkurt 2015, Vinçiç gjykoi një ndeshje të Ligës së Europës midis Guingamp të Francës dhe Dinamos së Kievit duke dhënë edhe dy kartonë të kuq të diskutueshëm për lojtarët e klubit ukrainas, ndërsa lojtarët francezë nuk u penalizuan për shkelje të ngjashme. Kjo ndikoi në rezultatin përfundimtar dhe Guingamp fitoi ndeshjen 2-1, shkruan panoramasport.

Episode të diskutueshme në fushë, por edhe jashtë saj për këtë arbitër. Më 28 maj 2020, gjatë një hetimi në lidhje me prostitucionin, ai u arrestua nga policia sllovene, ndërsa ishte në Bosnjë-Hercegovinë. Pozicioni i tij është ende nën shqyrtim dhe nuk ka një vendim pafajësie të formës së prerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat